Koxias: Çamët nuk i dëbuam, u larguan me dëshirën e tyre nga Greqia
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias, i ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në televizionin "Report Tv", është shprehur se për popullsinë çame ka vendime gjyqi si bashkëpunëtorë të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai thekson se ata nuk janë dëbuar, por janë larguar vetë nga Greqia, raporton agjencia Zhurnal.

"Kishte edhe çam që bashkëpunuan me fashistët e nazistët dhe për ata pati vendime gjykate. Këto vendime gjyqi duhet të respektohen nga një vend europian. Askush nuk mban përgjegjësi për veprimet e njerëzve të tjerë. Ne po flasim për ata që bashkëpunuan me nazistët dhe ikën me dëshirën e tyre nga Greqia, nuk i dëbuam ne. Duhet të mbajmë mend që në vende të tjera bashkëpunëtorët e nazizmit u varën, ata u larguan dhe erdhën në Shqipëri", ka deklaruar Koxias.

Ndërkohë, duke folur për Ligjin e Luftës, Koxias tha se prej vitit 1987 Këshilli i Ministrave të Greqisë ka vendosur se nuk ka gjendje lufte me Shqipërinë.

Ai shton se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ardhur gradualisht drejt përmirësimit dhe se Greqia mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO./Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori