Kotzias, takim “interesant dhe serioz” me Nimetz për çështjen e emrit të Maqedonisë
Pëlqej
Kam pasur një takim shumë interesant dhe serioz me zotëri Niemetz, i cili para ca kohësh qëndroi në Shkup.

Ai më informoi për klimën atje, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias , pas takimit të sotëm me ndërmjetësuesin Mattheë Nimetz në Bruksel.

Siç informoi MPJ greke, ai e ka konfirmuar ndërmjetësin për qëndrimin e Athinës pas takimeve të cilat autoritetet greke i kanë pasur ‘me Qeverinë e re të fqinjit verior’.

‘U dakorduam të mbetemi në kontakt dhe të kërkojmë mënyra me të cilat mund të hapim proces që të gjendet zgjidhje’, ka thënë Kotzias.

Në pyetjen e gazetarëve nëse Greqia ka indikacione për vullnet të mirë nga Qeveria në Shkup, me shefin e diplomacisë greke është përgjigjur se ‘ka komunikim’, njofton AIM.

Komunikim po. Esencën duhet ta tregojnë’, ka deklaruar Kotzias. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori