Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnje-Fier. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që bëhet me dije se një prej makinave që është aksidentuar është me targa të Kosovës.

Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 26.08.2022 23:10