Kotsias: Shkupi dhe Athina duhet të bisedojnë vetë për emrin
Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotsias në një tubim në qytetin Kozhan në pjesën perëndimore të Maqedonisë greke, ka theksuar se qeveria greke nuk do të gjunjëzohet para presioneve për pranimin e Maqedonisë në NATO.

"Tani kur punët u stabilizuan sërish do të vijnë disa (politikanë evropianë), për ta stabilizuar mirë shtetin duhet ta inkuadrojmë në NATO dhe BE! Ne s’kemi asgjë kundër, por ata duhet t’i përmbushin obligimet e tyre, që do të thotë të heqin dorë nga irredentizmi dhe të bëjnë kompromis për emrin", theksoi Kotsias.

Ai u përqëndrua edhe në masat për ndërtimin e besimit mes dy vendeve. i pyetur nga gazetarët nëse masat për ndërtimin e besimit i sjellin vendet më afër zgjidhjes për emrin, ai tha "do të shohim".

“Por ta dini se masat për ndërtimin e besimit ndihmuan shumë që të prishet fotografia e Greqisë në Shkup, se ne dëshirojmë ta shkatërrojmë këtë shtet”, deklaroi Kotzias.

Edhe një herë përsëriti se Greqia dëshiron që Maqedonia të ekzistojë dhe pikërisht për këtë ai ka vendosur vete kur Bashkimi Evropian ka diskutuar për vendosjen e sanksioneve kundër Maqedonisë.

Gjithashtu ai tha se është herët për të thënë se të dyja shtetet po shkojnë drejt zgjedhjes së emrit në qeverinë e re të Shkupit, dhe se do të vazhdojne bisedimet rreth zgjedhjes së emrit.

"Problemi është se kumbari i këtij shteti ka bërë gabim lidhur me emrin", deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2017, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori