Kotevski: Nuk fillon në Mars qarkullimi me letërnjoftime
Pas lajmit që u dha në disa media se më në fund qytetërët e Maqedonisë dhe Kosovës do të mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime biometrike ndërmjet dy vendeve, ky fakt përgënjeshtrohet nga Ivo Kotevski.

Ivo Kotevski, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka deklaruar se nuk janë të sakta informacionet se prej nga muaji Mars qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime në të dy vendet përkatëse.

Sipas Kotevskit ende nuk është caktuar asnjë afat se kur mund të realizohet ky lehtësim për qytetarët.

Kotevski shprehet se pasi qytetarët e Kosovës të pajisen me letërnjoftime biometrike do të formohen grupet e punuës ndërshtetërore, të cilat do të vlerësojnë kushtet, për të caktuar më pas edhe kohën se kur do të filloj qarkullimi i qytetarëve në këto dy shtete me letërnjoftime biometrike, njofton Almakos.

Ai përmend faktin se lëvizja me letërnjoftime në Shqipëri dhe Serbi ka hy në fuqi dy tre vite pasi qytetarët e Maqedonisë janë paisur me letërnjoftime biometrike.

Republika e Kosovës deri tani ka bërë marrëveshje për qarkullim me letërnjoftime me Shipërinë dhe Malin e Zi, ndërsa Maqedonia marrëveshje të tilla ka nënshkruar së pari me Serbinë, e më pas edhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014, ora 18:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori