Kostov: Vendimi i PSP-së për rastin "Puç" është skandaloz
Analisti Sotir Kostov e ka cilësuar vendimin e PSP-së për tu tërhequr nga rasti “Puç” në të cilin të dyshuar janë Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski, si skandaloz.

“Unë mendoj se mënyra e PSP-së për të njoftuar se largohet nga rasti “Puç” përmes komunikatës, tregon diçka në vete. Tani pyes veten se ku janë ato konferencat teatrale të cilat i mban PSP-ja. Më së paku është dashur të mbajnë konferencë dhe të largojnë arsyet se pse janë larguar nga rasti”, deklaroi mes tjerash Kostov.

Ai gjithashtu tha se komunikimi elektronik mes Verushevskit dhe disa personave tjerë të përfshirë në vepra penale, janë dëshmi të drejtpërdrejta që nuk mund të injorohen. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2017, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori