Kostov sulmon PSP-në: I ka kaluar të gjitha kufijtë
Analisti dhe ish-prokurori Sotir Kostov, gjatë një interviste për "NovaTv", ka deklaruar se Prokuroria Speciale Publike i kaluar të gjithë kufijtë.

"Kur bëhet analizë e shkurtër, ata janë shumë 'special', të vetmit. PSP kujdeset për zbatimin e ligjeve në shtet, kurse nga ana tjetër janë të parët që i kanë shkelur ato ligje, si Kushtetutën dhe ligjet", ka thënë Kostov.

"Për rastin konkret janë shkelur dy çështje: supozimi i pafajësisë dhe gjykim paraprak për dëshmitë. Kushtetutshmëria jonë thotë: Përderisa një njeri nuk është gjykuar sipas rregullativës, përderisa nuk është dëshmuar se është kryerës i padisë penale, ai i ka të gjith të drejtat si të tjerët", tha Kostov.

Ai gjithashtu ka shtuar se Sead Koçan nuk ka dosje paraprake kriminale, nuk është i dënuar, nuk ka asnjë shkelje dhe PSP-ja e ka shpallur fajtor. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori