Kosovë-Maqedoni, marrëveshje për pensionet
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Spiro Ristovski dhe kolegu i tij nga Kosova, Nenad Rashiq do të nënshkruajnë sot në Prishtinë Marrëveshjen mes dy qeverive për konfirmimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës së pensionit.

Me këtë Marrëveshje do të mundësohet realizimi i të drejtës së pensionit të shtetasve të Maqedonisë, të cilët kanë kryer stazhin pensional në Republikën e Kosovës deri më 31 dhjetor të vitit 1998, ndërsa nuk kanë 15 vjet stazh pensional të përfunduar në Republikën e Maqedonisë dhe nuk mund të realizojnë të drejtën e pensionit të moshës. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2013, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori