Kosova vendos embargo prodhimeve të Maqedonisë
Oda Ekonomike e Maqedonisë ditën e sotme ka ngritur shqetësimin se Kosova ka ngritur embargo ndaj disa kategorive të prodhimeve të vendit tonë.

Autoritetet e Kosovës dhe organizatat simotra në Prishtinë i kanë bërë të ditur Odës Ekonomike të Maqedonisë që embargo është vendosur ndaj prodhimeve të grurit, qumështit, pemët dhe perimet e konservuara, pijet alkolike, verërat, ëmbëlsirat dhe prodhimet e duhanit, njofton INA.

"Prodhuesit vendor nga Maqedonia për këtë masë kanë informuar Odën Ekonomike të Maqedonisë, e cila ka kontaktuar me kolegët kosovarë dhe janë bindur për embargon. Për ndalesën dhe reagimet e kompanive tashmë është informuar edhe Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria", theksoi Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Deri tani nuk dihet shkaqet për vendosjen e embargos për prodhimet e tilla nga Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori