Kosova nuk ekstradon të akuzuarit në rastin "Monstra"
Autoritetet kosovare nuk i kanë kthyer ende përgjigje Shkupit, në lidhje me ekstradimin e dy të akuzuarve në rastin “Monstra”, Halil Demirin dhe Afrim Ismailoviçin.

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti, ka thënë se janë kryer të gjitha detyrimet që i takojnë Shkupit, për të zhvilluar procedurën e ekstradimit, por i mbetet Kosovës të veprojë.

Letra zyrtare, me kërkesën për ekstradim, është nisur drejt Prishtinës më 15 maj, por kur kanë kaluar gati 5 muaj, ende s'ka përgjigje.

Ministri ka folur edhe për procedurën e ekstradimit të Mile Hanxhiskit, shtetasit që kërkohet për disa vepra të rënda, dhe që u arrestua disa javë më parë në Francë. Edhë në këtë rast, Shkupi nuk ka marrë asnjë përgjigje nga autoritetet franceze, ndonëse ishte bërë e ditur përmes mediave se gjykata franceze kishte miratuar kërkesën për ekstradim. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2013, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori