Kosova dhe Maqedonia "nuk merren vesh" për qarkullim të lirë
Pëlqej
Kosova dhe Maqedonia ende nuk kanë ratifikuar një marrëveshje për qarkullim të lirë me letër-njoftime midis dy vendeve.

Kjo gjë bie në kurriz të qytetarëve, të cilët nuk qarkullojnë dot lirshëm në të dyja anët e kufirit.

Autoritetet në Maqedoni ia hedhin fajin Prishtinës zyrtare, duke thënë se ajo ka kushte dhe se akoma nuk ka marrëveshje, pasi pritet të formohet qeveria e re në Kosovë.

Ndërsa, nga ambasada e Kosovës në Shkup theksojnë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe presin përgjigje nga qeveria e Maqedonisë për finalizimin e marrëveshjes. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori