Korridori që lidh Serbinë me Greqinë përfundon brenda afatit
Në segmetin rrugor Demir Kapi-Smokvicë që është pjesë e korridorit ndërkombëtar 10, i cili lidh Serbinë me Greqinë, ditën e djeshme ishte për një vizitë kryeministri Nikolla Gruevski për të parë vijueshmërinë e punës.

Gruevski gjatë inspektimit të punës ka mbetur i kënaqur me zhvillimet e deri tanishme. Ai është shprehur optimist se ndërtimi i punimeve do të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar që është viti 2016.

Për projektin janë ndarë gjithsej 271 milionë euro, mjete këto të siguruara nga EBOR, nga Banka Evropiane për Investim, nga fondet e IPA-s dhe nga buxheti i shtetit. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2013, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori