I urryeri i Bundesligës thotë se ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit

Njeriu më i urryer i futbollit gjerman ka zbuluar se kompania e tij është në prag të prodhimit të një vaksine për koronavirusin.

Pronari i Hoffenheim Dietmar Hopp është fyer gjerësisht në mesin e tifozëve rivalë për investimet e tij në shkallë të gjerë në klubin e Bundesliga.

“Unë mendoj se vaksina jonë e re kundër koronavirusit duhet të jetë në dispozicion deri në këtë vjeshtë”, tha ai.

“Kjo do të ishte në kohë për valën tjetër të mundshme të infeksioneve”.

“Testet së pari duhet të kryhen te kafshët, dhe më pas te njerëzit”.

“Data e lëshimit varet nga instituti kombëtar i Gjermanisë për vaksinat, Instituti Paul Ehrlich”, deklaroi Hopp.


Shtuar 17.03.2020 14:33