Maqedonia e Veriut ka pezulluar mësimin për dy javë me qëllim parandalimin nga
koronavirusi. Pas këtij vendimi, nuk do të vlejnë biletat
falas të
transportit publik në
Shkup për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët.
“Përkohësisht, nuk do vlejë as vendimi për transport
publik falas për personat e moshuar (gratë 62 dhe burrat 64), të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën në transportin
publik”, shprehen nga NQP –
Shkup.
Heqja e
transportit publik falas për këtë kategori njerëzish është për shkak të gjendjes së koronavirusit dhe rekomandimeve nga institucionet përkatëse.
Ky vendim do të qëndrojë në fuqi per 14 ditë sipas rekomandimet e ardhshme qeveritare.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 16:01