EMRI/ Kopshtari i kanabisit kapet mat duke vaditur parcelën në Dibër

Një 62-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi akuzohet kultivim të bimeve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin, Arif Bodinin, 62 vjeç, banues në Selishtë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë fazë së tretë të operacionit antidrogë “Kreshta të pastra” kanë gjetur dhe asgjesuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë të Dibër 233 bimë narkotike, që dyshohet se janë mbjellë nga Arif Bodini.

62-vjeçari u kap duke vaditur në parcelën që kishte kultivuar bimët.

Njoftimi Policisë

Dibër/Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimt të kanabisit që në fazë fillestare.

Finalizohet faza e tretë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.
Asgjësohen 233 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Bufull në Selishtë.

62-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke vaditur në parcelën që kishte kultivuar bimët.

Më herët, gjatë fazës së parë dhe të dytë të këtij operacioni janë asgjësuar 519 bimë canabis në territorin e bashkisë Mat, ku u vu në pranga 1 shtetas e u shpall në kërkim 1 tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i zbatimit të planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e imtësishëm dhe të pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Bufull, në Selishtë, 233 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Si rezultat i monitorimit të zonës me dron dhe rrethimit të parcelës me punonjës policie u kap duke vaditur bimët shtetasi A.B, 62 vjeç, banues në Selishtë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. 62-vjeçari është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/