Kontrolle të shumta në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit
Në rajonin më të gjerë të Tetovës dhe të Gostivarit, dje (27 qershor) prej ora 09.00 deri ora 14.00, është kryer kontroll aksion ndaj veturave të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve, autobus kombi dhe të tjera.

Në aksioni e Tetovës, kanë qenë të kyçura 52 automjete, nga të cilat 35 autobusë, ku edhe janë zbuluar 10 kundërvajtje, gjegjësisht paregullsi teknike.

Nëntë vetura e kontrolluara, kanë pasur parregullsi në pajisjet e frenimit, dhe menjëherë janë larguar nga trafiku, dhe një me pajisje të pa kompletuara, ku janë përgatitur aq fletëpagesa për kundërvajtje, dhe do të ballafaqohen me gjobat e parapara ligjore.

Krahas kësaj, janë konstatuar edhe 7 kundërvajtje tjera të llojeve të ndryshme, ku edhe kanë pasuar gjoba adekuate.
Në kontroll aksionin e Gostivarit, kanë qenë të kontrolluara 31 automjete, nga të cilat 21 autobus. Shtatë nga automjetet e kontrolluara, nuk kanë pasur të kryer në kohë kontrollin teknik, një automjet ka pasur parregullsi në pajisjet e frenimit, si dhe një tjetër është drejtuar me regjistrim të skaduar.

Gjatë aksionit dy automjete menjëherë janë larguar nga trafiku, kurse për 9 automjete janë përgatitur fletëpagesa për kundërvajtje.

Kontroll aksioni i djeshëm është kryer në suaza të aktiviteteve të cilat me kontinuitet Sektori për punë të brendshme Tetovë, i bën për të pasur rendë dhe siguri më të lartë në komunikacion, gjatë periudhës verore, ku edhe pritet qe të rritet frekuentimi nëpër rrugët e Tetovës dhe të Gostivarit, si rezultat i ardhjes së gurbetqarëve, të cilët punojnë jashtë vendit.

Shtuar më 28/06/2018, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori