Kontrolle shëndetësore falas në Ditën Botërore të Shëndetit
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, më 7 prill, do të ketë kontrolle falas.

Pasnesër në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, para Çifte hamamit dhe xhamisë së Murat Pashës, prej orës 9.00 deri në 14.00, do të ketë kontrolle parandaluese falas për qytetarët.
Aksionin e organizon Instituti për shëndet publik në Shkup në bashkëpunim me komunën Çair.

Janë parashikuar matje të sheqerit dhe kolesterolit në gjak, tensioni i gjakut, peshës dhe gjatësisë së trupit.

Gjithashtu do të jepen këshilla nga ana e një doktori dhe do të ndahet material për stil të shëndetshëm jetësor dhe parandalim nga sëmundjet.

Më 7 prill do të kryrejnë kontrolle falas nxnësit e shkollave të Çairit, të cilët do të kenë atë ditë dhe ushqim falas. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2014, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori