PD: E PaBesa Shahini po shkel ligjim, goditi sërish maturantët

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka mbështetur protestat e maturantëve përsa i përket provimit të dhënë në lëndën e Gjuhë dhe Letërsisë.

Këlliçi kritikon tezën duke e cilësuar si një përgjegjësi që ministria e hoqi nga duart e veta.

“Ministria vendosi, në shkelje të ligjit e duke hequr dorë nga përgjegjësitë e veta, që rivlerësimin e provimeve do ta kryejë E NJËJTA QENDËR (QSHA) që ka hartuar tezën idiote. Pra merret me mend si do jetë rivlerësimi. Ministria po ashtu i lejoi kësaj qendre që të përzgjedhë ajo grupet e mësuesve që do të rivlerësojnë, duke shkelur ligjin dhe etikën, pasi mësuesit nuk janë në varësi të kësaj qendre por të Ministrisë dora vetë. Ministria e Arsimit sot hoqi dorë nga çdo detyrim themelor që ka ndaj maturantëve e sidomos ndaj maturantëve të këtij viti që u goditën nga një tezë idiote, për idiotësinë e të cilës u shprehën këto dy ditë një numër i madh ekspertësh, pedagogësh e mësuesish të indinjuar”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Reagimi i plotë

Shparë përfundoi mbledhjen Komiteti i Maturës Shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit. Ranë dakord për të zgjidhur hallin e tyre, jo të maturantëve. Ministria vendosi, në shkelje të ligjit e duke hequr dorë nga përgjegjësitë e veta, që rivlerësimin e provimeve do ta kryejë E NJËJTA QENDËR (QSHA) që ka hartuar tezën idiote. Pra merret me mend si do jetë rivlerësimi. Ministria po ashtu i lejoi kësaj qendre që TË PËRZGJEDHË AJO GRUPET E MËSUESVE QË DO TË RIVLERËSOJNË, duke shkelur ligjin dhe etikën, pasi mësuesit nuk janë në varësi të kësaj qendre por të Ministrisë dora vetë.

Në mbledhjen e Komitetit të Maturës që sapo përfundoi Ministria në mënyrë tinëzare, u koordinua madje edhe kur dhe si do dalin përgjigjet e pyetjeve (që duhej të kishin dalë me kohë) dhe ky koordinim u bë thjesht për të mbrojtur Ministrinë e jo për të lehtësuar dëmin që iu bë maturantëve, të cilëve u detyrohej para së gjithash një NDJESË TË MADHE PUBLIKE QË NUK UA KËRKOI KURRË.

Sot Ministria sapo u bë gardh për të mbrojtur veten duke braktisur maturantët në një tym informacionesh e veprimesh antiligjore.


Shtuar 14.06.2020 14:31