Konkursi për polic, përjashtohen kandidatët shqiptarë
Rreth 80 % e kandidatëve të përjashtuar nga konkursi për policë në Maqedoni, janë shqiptarë. Pas një viti trajnimesh në Qendrën e kursit në Idrizovë për punësimin e efektivëve policorë, janë eliminuar 24 shqiptarë dhe vetëm 7 maqedonas. Sipas shifrave nga Ministria e Brendshme, me këtë konkurs janë pranuar 74 shqiptarë, nga 400 policë të pranuar gjithsej.

Në mesin e të pranuarve, sipas këtyre shifrave shqiptarët përbëjnë vetëm 18.5%, ndërsa ndër të eliminuarit ka plot 80% shqiptarë. Zv/Ministri i Brendshëm Zemri Qamili thotë se përgjegjësi për eliminimin kanë edhe vetë kandidatët, për shkak të rezultateve të dobëta.

Arsyetimi i kandidatëve shqiptarë për rezultatet e dobëta në listën e renditjes është mangësia në njohjen e gjuhës maqedonase. Zv.ministri Qamili thotë se është biseduar, por nuk është arritur marrëveshje që kandidatëve shqiptarë t’u mundësohet dhënie e provimeve në gjuhën amëtare. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori