Konkurs për pranimin e 400 policëve të rinj
Pëlqej
Ministria e Punëve të Brendshme shpall të hënën një konkurs për pranimin e 400 policëve të rinj. Kandidatët që do të plotësojnë kushtet do të obligohen të ndjekin trajnimin bazë në kohëzgjatje prej 1 viti. Vetëm pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të lidhin kontratë punësimi me Ministrinë. Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë të moshës 18 – 25 vjeç, të kenë të paktën shkollën e mesme. Kandidatët duhet të jenë të gjatë më së paku 175 centimetra (burra) ose 165 centimetra (gra), si dhe të jenë me përgatitje të lartë fizike dhe psikike për ushtrimin e detyrës së policit./albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori