Kongresmenët letër Obamës: Ndihmo Maqedoninë për në NATO
Barack Obama
54 kongresmenë amerikanë, demokratë dhe republikanë i dërguan një letër deri te presidentit të SHBA-ve Barack Obama, në të cilën kërkojnë nga ana e numrit një të Shtëpisë së Bardhë që të bëjë të pamundurën që NATO të inkurajojë Maqedoninë në Samitin e Chicagos, i cili do të mbahet në datat 20 dhe 21 maj të këtij viti, duke i dhënë ftesën e pjesëmarrjes.

Midis nënshkruesve të letrës janë 22 republikanë dhe 32 demokratë, ndërsa kopje nga letra janë dërguar deri te zëvendëspresidenti Jo Baiden, sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta, si dhe deri te sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres fog Rasmusen.

"54 nënshkrime paraqesin mbështetje më të madhe deri më tani nga Kongresi për aspiratat e Maqedonisë për anëtarësim në NATO që është tre herë më shumë në krahasim me Samitin në Lisbonë.

Kjo nuk është vetëm një letër, por edhe simbol i mbështetjes së rritur nga SHBA-ja për Maqedoninë dhe i frustrimit për shkak të situatës status-quo", tha Metodia Kolovski, kryetar i organizatës së emigrantëve të Maqedonisë në SHBA, raporton Zhurnal.

Ai shtoi se kjo paraqet edhe një vërtetim për punën këmbëngulëse të komunitetit maqedono-amerikan në vitet e fundit, i cili nuk do të ndodhte pa aktivizimin qytetar si letra, thirrje telefonike dhe takime me përfaqësuesit në Kongres.

Letra nga kongresistët, sipas ODM-së, është mirënjohje për kontributin e Maqedonisë ndaj demokracisë, stabilitetit dhe sigurisë në botë duke i përfshirë edhe NATO-misionet në Kosovë, në Bosnjë dhe në Lisbonë, si dhe në Afganistan ku Maqedonia është vendi i katërt kontribuues në ISAF sipas numrit të banorëve. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2012, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori