Lidhja Qytetare
Shqiptaro–
Amerikane dhe shoqatat e tjera brenda këtij muaji do ti dorëzojnë Kongresit Amerikan një Rezolutë për çështjen
shqiptare në
Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve INA, e cila mëson se Rezoluta e titulluar “çështja e pazgjidhur
shqiptare në
Maqedoni” do të dorëzohet nga ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe veprimtarët e shoqatave dhe komuniteteve
shqiptaro –
amerikane nga disa shtete.
Rezoluta e hartuar i është dorëzuar edhe personaliteteve të njohura
amerikane, që kanë mbajtur pozita të larta në administratën
amerikane.
“Ky aktivitet politik përkoh edhe me aleancën e re
politike ndërshqiptare të promovuar ditëve të fundit në
Maqedoni, për një bllok politik midis forcave
politike shqiptare kundër politikave diskriminuese institucionale në
Maqedoni”, theksuan nga LQSHA dhe shoqatat e tjera
shqiptaro –
amerikane. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2012,
ora 10:42