Konflikti i armatosur më 2001-shin nuk do të ndodhte nëse do dëgjoheshin shqiptarët
Pëlqej
Nëse një pjesë e kërkesave të shqiptarëve në Maqedoni më 1991 do të dëgjoheshin, nuk do të kishte ndodhur konflikti i armatosur më 2001-shin.

Kështu mendon kryeparlamentari i parë i Maqedonisë pluraliste, Stojan Andov.

“Edhe në Komisionin Kushtetues në seanca morën pjesë deputetët shqiptarë, dhe ky komision nuk pati sukses. Nese do te kishim patur forcë te pranonim te drejtat e shqiptareve, nuk do ta kishim 2001-shin. Sepse në vitin 1989, me ndryshimet në Kushtetutë, me disa ligje që u miratuan më vonë, disa të drejta të caktuara të Kushtetutës të vitit 1974 u shkurtuan për shqiptarët. Dhe tek të gjitha pakicat kudo në botë, në qoftë se të drejtat e fituara shkurtohen, ajo etni kundershton”, tha Stojan Andov.

Ai ka treguar se në mbledhjen ku u vendos për miratimin e Kushtetutës, shqiptarët e bojkotuan atë, një shenjë kjo se te drejtat e shqiptareve nuk ishin aty ku duhet te jene. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori