Konflikt i ashpër verbal Tresi - Sela
Pëlqej
Zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi ka akuzuar kryetarin e komunës së Strugës, Ziadin Sela se po përdor banda.

Ai tha se Sela keqpërdor pozitën që ka, atë të kryetarit të komunës, madje se e mban këtë post me banda dhe se në këtë komunë luhen afera korruptive.

“Një ndër këta lakej përndryshe i njohur në Strugë si narko-diler dhe përdorues i drogave të forta, aktualisht drejtor në ndërmarrjen publike Ujësjellës dhe Kanalizime të Strugës, Verim Kaba, të enjten (31.07.2014) rreth orës 12:14 min në qytetin e Strugës duke e kërcënuar me armë kryetarin e degës së PDSH-së në Strugë, Blerton Pollozhani”, tha Tresi në konferencën për mediat.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Selës, duke i thënë Tresës se me përshkrimin që ka bërë ka përshkruar kreun momental të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçin./albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori