Konfiskohet pajisja qe zbardh sulmin mbi Ziadin Selën
Policia e krimit të dhunshëm dhe njësia speciale Alfa njofton se ka
konfiskuar disa pajisje në shtëpinë e një gazetareje që ka qenë e pranishme natën e sulmit në Kuvend.

Pamjet e këtyre pajisjeve do të shërbejnë si dëshmi në procedurat penale mbi sulmin e liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

"Pas urdhërit nga ana e Gjykatës Themelore Shkupi 1, nga ana e policisë është kryer bastisje në shtëpinë e një personi (gazetar), ku janë gjetur dhe konfiskuar pajisje (fotoaparat, kamerë, USB, komjuter portativ, celular dhe DVD) të cilat si dëshmi do të shërbejnë në procedurat penale", thuhet ne njoftimin e policisë. /albeu.com/.
Shtuar më 10/06/2017, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori