I vihet tritoli një banese në Durrës
Konfirmon prokurori: Kërcënohet me vdekje shoferi i autobusit
Prokurori publik, Lubomir Joveski, i ka konfirmuar informatat se shoferi i autobusit të “Durma Turs”, i cili është rrokullisur në autostradën Shkup – Tetovë, në të cilin kanë humbur jetën 15 persona është kërcënuar me vdekje.

Ai bëri apel deri te të gjithë që të respektohet prezumimi i pafajësisë dhe se ende nuk është konstatuar përgjegjësi për ngjarjen tragjike.

“Ekziston njohuri e tillë në Prokurori për kërcënim, do të apeloj deri te të gjithë që të respektohet prezumimi i pafajësisë. Në këtë moment Prokuroria nuk mundet ta theksojë përgjegjësinë. Po mblidhen dëshmitë, dokumentet në pjesën e përgjegjësisë dhe në atë moment kur të sigurohet ekspertiza në pjesën e rregullshmërisë së autobusit, Prokuroria do të dorëzojë vendim prokurorial”, tha Joveski.

Nga Prokuroria apelojnë që të respektohet privatësia e shoferit, duke shtuar se vazhdimisht është në shënjestër të ndjekjes.

“Po shkelet privatësia e tij, edhe ai është viktimë e asaj fatkeqësie”, thonë prej atje.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Shtuar më 21/02/2019, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori