Konfirmohet
rasti i parë me
koronavirus në
Gostivar. Kështu bëjnë të ditur nga reparti
infektiv.
Bëhet fjalë për një grua të moshës mbi 40 vjeçare e cila dje është paraqitur bashkë me burrin e saj në Repartin
Infektiv, me djegie të fytit dhe shtrëngime në kraharor, përcjell Gazeta Express.
Doktor Enes Memedi-infektolog njofton se pacientja menjëherë është izoluar në Repartin
Infektiv dhe rezultatet sot flasin se është pozitive me
koronavirus. Gjendja e saj është stabile por nëse shfaqet ndonjë lloj komplikimi, do të dërgohet në Shkup, njoftojnë nga reparti
infektiv në
Gostivar.
Sot do të testohet bashkëshorti i saj dhe do të izolohen njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me të.
Shtuar më 19/03/2020,
ora 15:20