Konfirmohet lajmi, BDI dhe TDP vazhdojnë koalicionin në Gostivar
Partia Demokratike Turke – TDP e cila aktualisht është në koalicion me BDI-në në Pushtetin Lokal në Gostivar, do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në mandatin e ri udhëheqës, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka.

Sipas burimeve të konfirmuara partiake, TDP ka vendosur që të vazhdon kontratët e qeverisjes me Nevzat Bejtën edhe në katërvjeçarin e ardshëm.

Ky subjekt politik brenda kohës realizoi takim me dy kandidatët për Kryetar komune që do të jenë në balotazh, dhe vendimi ka qenë që besimi t’i jepet Nevzat Bejtës.

Partia Demokratike Turke, në zgjedhjet e 15 tetorit fitoi 2.176 vota duke nxjerrë dy këshilltarë komunalë. /albeu.com/


Shtuar më 24/10/2017, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori