Konfirmohet takimi mes Ivanov me Bejlin dhe Oravin
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, mësohet se do të takojë sot rreth orës 12, ambasadorin e SHBA-ve Xhes Bejli dhe euroambasadorin Aivo Orav.

Pas dy ditëve ambasadorët i kërkuan kryetarit të shtetit Ivanov një takim lidhur me vendimin e tij për ndalimin e procedurave të gjyqësore kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, transmeton Portalb.

Ivanovfillim nuk ka dhënë një përgjigje për kërkesën e ambasadorëve, por nuk u është përgjigjur edhe kërkesave të faktorit ndërkombëtarë për të sqaruar vendimin e tij, me të cilin njëkohësisht shkelet Marrëveshja e Përzhinos./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2016, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori