Konferenca e kryeministrave pas përfundimit të "Samitit 100" (VIDEO)
Në Shkup u zhvillua fjalimi përmbyllës Samiti 100 i liderëve afaristë të Evropës Juglindore ku po jepet deklarata e kryeminsitrit Zoran Zaev dhe atij shqiptar Edi Rama.

Në konferencën përmbyllëse të Samitit të 100 të Evropës Juglindore në Shkup, kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Malit të Zi u bënë thirrje 150 kompanive pjesëmarrëse në këtë samit të investojnë në rajon me qëllim që vendet sa më shpejtë t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian.

Kryeministri Zaev theksoi se ekonomia do të kontribuojë që Ballkani të mos jetë më fuçi baruti.

Kryeministri shqiptar paralajmëroi se mund të pritet lidhje infrastrukturore midis Shkupit dhe Tiranës. /albeu.com/

Shtuar më 17/10/2017, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori