Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa dhe në rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë,Koçan-Delçevë dhe Berovë - Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla dheu.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga Maqedonia.

Moti sot është me diell dhe temperaturat janë 5 deri më 13 gradë, ndërsa pasdite 15 deri më 21 gradë celsius. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori