Komunat shqiptare kampione të lindshmërisë në Maqedoni
Komunat shqiptareMaqedoni kanë patur lindshmëri më të madhe gjatë vitit 2014. Kështu thonë të dhënat zyrtare të publikuara nga Enti Shtetëror Statistikor.

Komuna e Çairit, Tetovës, Sarajit, Studeniçanit, Haraçinës dhe Gostivari kanë edhe numrin më të madh të lindjeve.

Në Tetovë një vit më parë kanë lindur 1220 foshnje, në Gostivar 828, Çair 1105, Saraj 682, Haraçinë 211, Studeniçan 504, Strugë 694, Zhelinë 382 kurse në Bogovinë 359 foshnja të lindura, shkruan Zhurnal.

Komuna e Studeniçanit në Shkup mban rekordin në Maqedoni për nga numri i foshnjave të lindura gjatë vitit 2014 krahasuar me numrin banorëve. Kjo komunë shqiptare e Shkupit ka sjellë në jetë 504 foshnje.

Përsa i përket gjinisë, dominojnë vajzat ku nga numri i përgjithshëm 260 foshnja kanë qenë të gjinisë femërore ndërsa 239 i takojnë gjinisë mashkullore.

Pas Studeniçanit, komunë me 17 mijë banirë, radhiten komunat tjera po ashtu me shumicë shqiptare ku nataliteti vazhdon të jetë më i lartë krahasuar me maqedonasit. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2015, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori