Komunat duan flamurin shqiptar
Shqiptarët në Maqedoni ë vendet që janë në pakicë e kanë të ndaluar të përdorin Flamurit Kombëtar Shqiptar edhe pas firmosje së marrëveshjes së Ohrit.
Ligji në Maqedoni ndalon përdorimin e lirë të flamurit kombëtar në komunat ku shqiptarët janë më pak se 50 për qind.

Qytetarët e këtyre vendeve thonë se Maqedonia po përdor ligje diskriminuese duke iu mohuar të drejtat elementarë për njqë shtet demokratik.

Para në muaji në Parlamenti i Maqedonisë miratoi projekt-ligjin për përdorimin e flamujve të komuniteteve.

Pa të drejtë të flamurit kombëtarë kanë mbetur shqiptarët e Kumanovës, Kërçovës, Manastirit, Velesit si dhe pjesës më të madhe të Shkupit, me përjashtim të dy komunave, raporton Iliria News Agency.

Me këtë ligj parashikohet që flamuri shqiptar të përdoret në disa komuna me shumicë shqiptare dhe konkretisht në komunat e në komunat e Haraçinës, Bërvenicës, Vraçishtit, Gostivarit, Dibrës, Zhelinës, Zajazit, Bogovinës,Likovës, Osllomejit, Strugës, Studeniçanit, Tearcës, Tetovës, Sarajit dhe të lagjes shqiptare në Shkup të Çairit. /albeu.com/

Shtuar më 04/08/2011, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori