Qëndroi 5 ditë i bllokuar në pusin me gjarpërinj, shpëtohet djali 11-vjeçar

India përjetoi një ndjenjë lehtësimi për shpëtimin, në ditën e pestë, të Rahul Sahu, një djali 11-vjeçar i cili mbeti i bllokuar në një pus artizanal në shtetin e Chhattisgarh për më shumë se 100 orë.

Në të gdhirë të së mërkurës, vogëlushi është nxjerrë përfundimisht nga pusi i oborrit të shtëpisë ku kishte rrëshqitur dhe është transferuar menjëherë në spital, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Përfundimi i suksesshëm i operacionit u bë i mundur falë angazhimit të 500 personave, duke përfshirë operatorë të ushtrisë dhe të Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF), por edhe Mbrojtjes Civile Indiane.

Fëmija, i cili është shurdh-memece, ishte monitoruar minutë pas minute dhe ishte ndihmuar të merrte frymë falë teknologjive të sofistikuara, duke përfshirë një aparat fotografik dhe një tub oksigjeni, të cilat i arrinin në një thellësi prej 24 metrash, ku prej lagështisë ishte vënë re edhe prezenca e akrepave dhe gjarëprinjve.