Komuna e Kumanovës "nuk flet" shqip
Komuna e Kumanovës pa gjuhën shqipe në faqen e saj zyrtare në internet. Autoritetet e kësaj komune kanë hequr përdorimin e gjuhës shqipe nga faqja zyrtare, gjë që ka sjellë probleme te popullata shqiptare.

Portali zyrtar i komunës vijon të mbetet në gjuhën maqedonase, ndërsa nga komuna vazhdimisht kanë arsyetuar se problemi është teknik dhe pritet të bëhet versioni edhe në shqip, njofton Koha.net.

Komuna e Kumanovës ka rreth 30 për qind të popullatës së saj shqiptar, pa përfshirë këtu komunën e Likovës. Kryetari i kësaj komune Zoran Damjanovski ka arritur që të sigurojë maxhorancën dhe bashkëqeverisjen edhe me dy këshilltarë shqiptarë.

Qytetarët për këtë rast fajësojnë edhe përfaqësuesit shqiptarë të kësaj komune, të cilët sipas tyre nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar këtë situatë, por edhe edhe për përfaqësimin jo të denjë të shqiptarëve.

Partitë shqiptare të opozitës në këtë qytet theksojne se Damjanovski gjatë dy mandateve të tij të pushtetit ka arritur që të manipulojë me disa parti shqiptare, duke mos realizuar projekte infrastrukturore dhe zhvillimore për shqiptarët, por duke u fokusuar vetëm nëpër zonat kryesisht të banuara me maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori