Komplet i përhumbur, Erdoganin e zë gjumi gjatë konferencës për shtyp (VIDEO)
Pëlqej
Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan u shfaq në momente tepër të vështira gjatë takimit me homologun moldav, Igor Dodon.

Kamerat fokusuan disa momente përgjumjeje të kreut të shtetit turk, teksa homologu i Moldavisë fliste.

Tre herë brenda pak minutave Erdoganit 64-vjeçar iu mbyllën sytë në përgjumje.

Konferenca e përbashkët për shtyp u zhvillua në ditën e dytë të vizitës së presidentit turk në Moldavi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve. /klan/
Shtuar më 19/10/2018, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori