Kompanitë që bëjnë miliarda nga shqiptarët, por s'kanë asnjë shqiptar në bord
Janë mjaft kompani në Maqedoni që bëjnë miliarda denare të ardhura nga shqiptarët, por në drejtimin e tyre nuk kanë asnjë shqiptar.

Ky fakt është kthyer në një problematikë për shqiptarët, të cilët përveç diskriminimit hasin vështirësi edhe në gjetjen e vendeve të punës.

Nga Memet Memeti

Janë një numër i madh i kompanive si dhe banka që përfitojnë miliarda euro nga shqiptarët si
klientë të tyre, por që nuk kanë asnjë të përfaqësuar në bordet udhëheqëse.

Përveç bordeve, shqiptarët janë shumë simbolikisht apo 0,1 e 0,01 për qind të përfaqësuar në menaxhmentin e tyre. Përveç këtyre dy shtyllave përfaqësimi i mjerueshëm është edhe në bankat, kryesisht në filialet në komunat shqiptare.

Një pjesë e këtyre kompanive të sektorit privat janë të privatizuara në mënyrë kriminale në vitet e 90-ta, të cilat gjenerojnë miliarda euro në vit nga konsumatori/klienti shqiptar.

Kush udhëheq, kush e mbikëqyr punën e këtyre kompanive dhe a duhet sado pak.

organet menaxhuese dhe punonjësit të reflektojnë strukturën e klientëve dhe a kanë.

përgjegjësi shoqërore korporative?

Si duket këto kompani mendojnë se JO?!

Strukturat Udhëheqëse dhe Mbikëqyrëse të kompanive me të suksesshme:

STB (Stopanska Banka): Bordi Udhëheqës dhe Bordi Mbikëqyrës: nga 11 anëtar 0 janë
Shqiptar.

Banka Komerciale (Komercijalna): Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 10 anëtar 0 janë
Shqiptar.

NLB: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 9 anëtar vetëm 1 anëtar shqiptar.

TTK: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 12 anetarë 0 janë shqiptar.

Societe General (Ohridska): Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 7 anëtar 0-Shqiptar.

Silk Road: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës nga 7 anëtar 0 Shqiptar.

EVN: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 12 anëtar 0 Shqiptar.

OKTA: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës asnjë anëtar shqiptar.

MAKPETROL:Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës asnjë anëtar shqiptar.

ALKALOID: Bordi Udhëheqës dhe Mbikëqyrës 9 anëtar asnjë shqiptar.

TELEKOM: Bordi i Drejtorëve 14 anëtar, vetëm 1 shqiptar.

VIP: Asnjë shqiptar.
Shtuar më 09/09/2017, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori