Kompania ruse do të hapë deri 200 vende të reja pune në Maqedoni
Pëlqej
Kompania ruse "Grishko" do të ndërtojë një fabrikë, e ku do të hapen 160 dei në 200 vende të reja pune.

Ky është investimi i dytë i kompanisë në Maqedoni pas fabrikës së parë për këpucë për vallëzim modern që e hapi në fshatin Slepçe të Demir Hisarit.

Pronari i kompanisë Nikolaj Grishko sot pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski paralajmëroi se nga fundi i tetorit pret të fillojë rikonstruimin e objektit.

Grishko tha se në Maqedoni është pritur mirë dhe se këtu ka një klimë të mirë për të investuar.

"Shpresoj qe investimi im në Maqedoni do të përfundojë me sukses. Punëtorët duhet t'i mësojmë nga fillimi, sepse ata nuk kanë përvojë për lloj të këtillë të prodhimit", theksoi Grishko./albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori