Kompania “Airwings” nis falimentimin
Pas denoncimeve të shumta për skandale nga udhëtarët e kompanisë ajrore "Airwings" se kanë qenë pre e mashtrimeve dhe manipulimeve, kjo kompani ka nisur procedurën për falimentim të saj.

Sipas informacioneve nga "Konkursamt", kompania "Airwings" me seli në Schaffhausen ka paralajmëruar për procedurën e flaimentimit, shkruan INA.

Qytetarët që kanë qenë viktima të manipulimeve dhe mashtrimeve kanë bërë denoncimet në Gjykatën e Schauffhausenit, ndërsa mësohet se kompania ka tërhequr paratë e garancisë si kompani e themeluar dhe funksionale.

Airwings” është denoncuar nga shumë udhëtarë për mashtrime dhe manipulime, të cilët kanë thënë se kishin paguar biletat dhe më pas kishin ngelur nëpër aeroportet e Zvicrës, kryesisht të Baselit. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori