Komiteti i Helsinkit: Gjykata Kushtetuese nuk është as e pavarur e as transparente
Pas vëzhgimit të punës në seancat e Gjykatës Kushtetuese që nga viti i kaluar e deri më sot, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, ka dalë në përfundimin se pjesa dërmuese e gjykatësve kushtetuese janë nën diktatin e pushtetit ekzekutiv dhe me këtë e degradojnë dhe komprometojnë punën e këtij institucioni.

"Fatkeqësisht të gjithë gjykatësit kushtetues nuk janë jurist të njohur dhe nuk kanë profesionalizëm të mjaftueshëm për të qenë gjykatës.

Ata shpesh herë janë të anshëm, varësisht prej asaj se kush është bartës i iniciativës, gjegjësisht kundër kujt është kërkesa. Gjykata Kushtetuese gjithnjë e më shumë po mbyllet për opinionin dhe mediet.

Në mënyrë shtesë, instituti për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave nuk është bar juridik efektiv në Maqedoni, ndërsa për të arritur deri në Strasburg duhet që të kaloni përmes Gjykatës Kushtetuese, e kjo gjë mund të zgjas shumë dhe me këtë të shkelen të drejtat e qytetarëve", deklaroi Vosllav Stojanovski nga Komiteti i Helsinkit. /albeu.com/

Shtuar më 27/07/2016, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori