Komiteti ekzekutiv i LSDM-së i propozon partisë mbajtjen e një kongresi ndaj regjimit të Gruevskit
Kryesia qendrore e LSDM pas takimit të pasdites ka vendosur që komitetit qendror t'i propozojë emrat e kandidatëve për ministra e zv.ministra për përbërjen e re të qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve, njofton LSDM.

Njëkohësisht kryesia qendrore mori vendim që të propozojë tek komiteti qendror mbajtjen e një kongresi tematik të partisë për hapjen e mundësisë për një front të përbashkët ndaj regjimit të Gruevskit dhe për të treguar prioritetet e vendit të cilat janë në interes të qytetarëve, thekson më tej LSDM. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 21:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori