Komisioni i për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe
Imunitetit, me pesë vota pro i miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e
imunitetit të deputetit për shkak të
masës së arrestit ish-kryeministrit të Maqeedonisë Nikolla
Gruevskit, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari.
Në seancë nuk mori pjesë asnjë prej deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, kryetar nderi i së cilës është Gruevski.
Vendimet për kërkesën për miratimin e
masës së arrestit do t’i dërgohen kryetarit të Kuvendit, i cili duhet të thërrasë seancë plenare.
Kryetari i Komisionit Pavle Bogevski shprehu zhgënjim që, si tha, sistemi ynë nuk e gjeti Gruevskin për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Tank”. Ai kërkoi përgjegjësi dhe përfundimin e hetimit për arratisjen e
Gruevskit.
Shtuar më 27/11/2018,
ora 12:21