Eksperti juridik Trendafil Ivanovski thotë se nuk ishte e nevojshme e as e domosdoshme dërgimi i disa pjesëve të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për shqyrtim në komisionin e
Venedikut, pasi të gjitha partitë në pushtet ishin në një vijë sa i takon projekt ligjit në fjalë. Këtë hap të Qeverisë Ivanovski e cilëson si taktikë ideale
politike.
"
Mendoj se shfrytëzimi I shërbimeve autoritare të Komisionit të
Venedikut është praktikë e mirë, por
mendoj se nuk ishte patjetër të vinte deri te përdorimi I saj derisa partitë
politike ishin korrekte në pranimin e Kushtetutës, gjegjësisht gjatë marrëveshjes se cilat çështje janë të domosdoshme dhe si të rregullohen ato.
Por politika dhe politikanët e bënë pjesën e vet. LSDM, BDI dhe partitë tjera shqiptare në qeveri, të gjithë janë në një vijë sa I përket kësaj çështjeje, por ashtu kanë dalë se ja kemi disa mosmarrëveshje dhe si ndihmë do e shfrytëzojmë Komisionin e
Venedikut , ka taktikë ideale në politik bërje." – deklaroi Trendafil Ivanovski, ekspert juridik.
Edhe juristi Naser Ziberi thotë se Qeveria e bën këtë hap për të marrë një mbështetje në të ardhshmen në raport me VMRO-DPMNE-në dhe opozitën në përgjithësi.
"
Mendoj se çështja e përmbajtjes së Ligjit të Gjuhëve ka mund që ta kursej këtë fazë procedural ( shqyrtimin në Komisionin e
Venedikut), sepse deklarimi I Komisionit të
Venedikut më tepër është komision që prononcohet për çështje që nuk kanë karakter etnik, që janë pastër
politike madje dhe ndërshtetërore.
Kapaciteti i përdorimit të gjuhës, është çështje e vullnetit të brendshëm të subjekte
politike dhe
mendoj se më tepër qeveria e bën këtë për të marrë një mbështetje alibi në të ardhshmen, në raport me VMRO-DPMNE dhe opozitën në përgjithësi, si arsyetim për projektin që donë ta kalojë në Parlament." – tha Naser Zyberi, ekspert juridik.
Ligji për përdorimin e Gjuhëve kohë më parë kaloi në Qeveri dhe tani është futur në procedurë parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2017,
ora 17:23