Komisioni i Jashtëm voton unanimisht pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO
Pëlqej
Pas votës unanime ditën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve për votimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, sot në të njëjtën linjë votoi edhe Komisioni i Jashtëm.

Me një frymë të gjerë konsensusi, anëtarët e mazhorancës dhe të opozitës i hapën dritën jeshile anëtarësimit të shtetit fqinj në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Pas dy qëndrimeve pozitive në dy komisionet parlamentare, të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë ai i cili pritet të ratifikojë zyrtarisht anëtarësimin e saj në NATO.
Shtuar më 12/02/2019, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori