Heroike! 66,000 ukrainas kthehen nga jashtë për të luftuar

Ministri ukrainas i mbrojtjes konfirmoi këtë mëngjes se gjithsej 66,224 burra ukrainas janë kthyer në shtëpi për të luftuar pushtimin rus, raporton Sky News

“Këta burra u kthyen nga jashtë në këtë moment për të mbrojtur vendin e tyre nga turma. Këto janë 12 brigada të tjera luftarake dhe të motivuara! Ukrainas, ne jemi të pathyeshëm”, tha ai.

 

Mbi 1,000 njerëz kanë mbërritur gjithashtu në Ukrainë për të luftuar në një “Brigadë Ndërkombëtare” që nga fillimi i konfliktit më 24 shkurt, pas një kërkesës nga presidenti Volodymyr Zelensky./albeu.com


Shtuar 5.03.2022 09:21