Komisioneri Han informon Ahmetin për takimin Gruevski-Zaev
Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Han, ka njoftuar kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti për rrjedhën dhe përmbajtjen e bisedimeve që ka patur ditë më parë me dy liderët politikë maqedonas në Strasburg, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

Ky takim ka patur si qëllim tejkalimin e krizës politike në vend si pasojë e skandalit me aferën e përgjimeve dhe rasti i Kumanovës, çka kanë nxitur shqetësimin e vendeve të BE-së.

Han ka falënderuar Ahmetin për qasjen konstruktive dhe mbështetjen pa rezervë të dialogut politik për të tejkaluar ngërçin politik që ka bllokuar vendin.

Nga ana tjetër, Ahmeti ka falënderuar Eurokomesarin Han për gatishmërinë që ka shprehur Brukseli për zgjidhjen e krizës politike mes qeverisë dhe opozitës.

Ahmeti mes tjerash ka theksuar se BDI do të jetë partner serioz dhe do të jep kontributin e saj si gjithmonë ku në agjendën politike e ka prioritet anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO. /albeu.com/

Shtuar më 21/05/2015, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori