Komisioneri Hahn nuk do të jetë në takimin e së hënës
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, nuk do të marrë pjesë në takimin e së hënës mes 4 liderëve politikë ku do të synohet ti jepet fund krizës politike në vend.

Brukseli vërtetoi lajmin duke u shprehur se, Hahn nuk do të ndërmjetësojë bisedimet e së hënës, duke shtuar se ai mbetet në dispozicion.

"Komisioneri nuk do të marrë pjesë në takim, por do të qëndrojë në kontakt me bashkëbiseduesit dhe i le të gjitha kanalet e komunikimit të hapura", u shpreh zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijancic. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2015, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori