Pas fushatës së shefit të kabinetit të Ali Ahmetit dhe deputetit të BDI-së,
Artan Grubi, i cili është shprehur se,
lideri i integristëve është po aq i guximshëm sa edhe vetë ata, një ndër ushtarët më të shquar të UÇK-së, Mirsad Neziri, i njohur si Komamdant Shkupi, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Ja çfarë shkruan ai:
"O
Artan, guximtarët nuk veshin xhaketa antiplumb. Ali Ahmeti nuk guxon të shkojë as në Kumanovë, as në Kosovë, e as në ndonjë vendbanim shqiptar pa autoblinda dhe truproje të armatosur.
O
Artan, "
lideri yt
historik" që ti po e lavdëron për interesat e tuaja personale, nuk ka më asnjë kredibilitet në mesin e shqiptarëve.
O
Artan, do vjen dita kur "
lideri yt
historik dhe guximtar" do të duhet të japë
llogari para drejtesisë për pazaret e ndyra që ka bërë, sa
anti kombëtare aq dhe
anti njerëzore. Ju fitoni tendera në emrin e gjakut tonë o Zoti ju marroftë! Perfundimisht, drejtesia nuk do të harroje edhe ty; një ditë do të trokase edhe në derën tënde. Rrak tak tak – O
Artan, WAKE UP!!". /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2015,
ora 09:20