Kolegji "Jahja Kemal" vazhdon me traditën e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare

Prej 14 deri 17 nëntor 2018 në Zagreb të Republikës së Kroacisë nën organizimin e Shoqatës së shpikësve kroatë për të 43 herë u mbajt INOVA nën moton BËHU SHEMBULL.

SHMP "Jahja Kemal" ka valvitur flamurin e Republikës së Maqedonisë para skenës ndërkombëtare dhe me krenari e ka prezantuar në Republikën e Kroacisë.

Në INOVA 43 janë të paraqitura shumë inovacione ndërkombëtare nga mbarë bota: Tajvan, Malajzia, Polonia, Rumania, Tajlanda, Korea, Irani, Indonezia, Britania, Rusia dhe shumë vende të tjera në mbarë botën.

Aty kanë marrë pjesë mendjet e reja të botës që ëndërrojnë dhe dizajnojnë të ardhmen e botës.

U fituan 2 medalje ari dhe 1 medalje argjendi, çmimin më të mirë të shpikjes në kozmetikë dhe kupën e miqësisë.

SHMP "Jahja Kemal" në INOVA 43 mori pjesë me tre projekte:

1. Duke përdorur vajra esenciale antibacteriale si antibiotikë të padëmshëm - Dimitar Dimeski dhe Ajshesena Tekkjun nën udhëheqjen e Profesori Sabir Alkin në kategori të biokimisë fituan Medaljen e artë.

2. Kremë Antidermatitis (për lëkurë të dëmtuar) - David Goshevski dhe Jana Majnova nën udhëheqjen e Profesor Sabir Alkin në kategori Biologji fitoi medaljen e artë dhe shpikjen më të mirë në kozmetikë.

3. Mbulesë creative dhome - Dea Rajhel dhe Umit Uzunboj nën udhëheqjen e profesorit Sabir Alkin në kategorinë e Kimisë fitoi medaljen e argjendtë.
Shtuar më 27/11/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori