Kolegji "Jahja Kemal" nënshkruan memorandum me shkollën "Dimitar Vllahov"

Përmes një njoftimi për media, kolegji “Jahja Kemal” informon se më 20 mars të këtij viti është nënshkruar memorandum për bashkëpunim mes shkollës shtetërore për fëmijët dhe të rinjtë me shikim të dëmtuar si dhe kolegjit ‘Jahja Kemal’ nën moton ‘Pranverë për të gjithë për shkak se secili mban në vehte dicka të rëndësishme”.

"Pranvera për të gjithë", është motoja me të cilën është mbajtur eventi i përbashkët më 20.03.2019 dhe në të njëjtën ditë u nënshkrua memorandum për bashkëpunim mes shkollës shtetërore për fëmijët dhe të rinjtë me shikim të dëmtuar "Dimitar Vllahov" dhe SHMP "Jahja Kemal".

"Pranvera për të gjithë, përshkak se secili mban në vehte diçka të rëndësishme. Unë, ti, si dhe kushdo tjetër" Kjo është vetëm një pjesë e veprave personale (recitale, ekspozita e pikturave, interpretim muzikor si dhe punime – dizajne grafike) me të cilën u prezentuan nxënësit - pjesëmarrës nga të dy shkollat në eventin.

Në këtë event të përbashkët ishin prezent përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues nga shkollat fillore dhe të mesme dhe prindërit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kolegji “Jahja Kemal”.
Shtuar më 23/03/2019, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori